Labinot Tahiri e bën Haradinajn kryeministër të Ferizajit: S’i del nga zyra

Labinot Tahiri e bën Haradinajn kryeministër të Ferizajit: S’i del nga zyra

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në zyren e tij sërish deputetin dhe këngëtarin nga Ferizaji, z.Labinot Tahiri.

Tahiri kësaj radhe ndodhej i shoqëruar me një grup fermerës nga qyteti i tij. Kryeministri bën të ditur se në takim u diskutua për modalitetet e kompensimit të dëmeve nga breshri për këta fermerë, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ndoshta kryeministri nuk ka harruar se me dëme nga breshëri nuk përballen vetëm fermerët e një qyteti. Do të ishte diskriminuese sikur Haradinaj të merrte vendim për kompensimin e fermerëve të Ferizajt vetëm për shkak të miqësisë së tij me deputetin Tahiri.

Kujtojmë se Haradinaj e kishte nderuar javën e kaluar Tahirin me medaljen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, e po ashtu e ka takuar edhe disa herë të tjera.

Tahiri ndërkohë, e kishte kërcënuar Haradinajn se do t’ia rrëzonte qeverinë për t’i dalë në mbrojtje sapo ky i fundit nisi të merrej me të.

Ky është postimi i plotë i z.Haradinaj sot:

Prita në takim një grup fermerësh nga komuna e Ferizajt të shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, me të cilët diskutuam dhe shqyrtuam modalitetet e kompenzimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në këtë anë.
Theksova se Qeveria e vendit duke qenë përherë në mbështetje të fermerëve, do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar!

RH

Shpërndaje në: