Labinot Tahiri fillimisht thotë “ia panë hairin Rugovës për së vdekuri”, më pas uron Vjosa Osmanin

Labinot Tahiri fillimisht thotë “ia panë hairin Rugovës për së vdekuri”, më pas uron Vjosa Osmanin

Edhe ish politikani dhe këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme që e bënë me presidente të re Republikën e Kosovës.

Ai i ka atribuuar zgjedhjen e presidentes së re, Vjosa Osmanit, ngarendjes së saj pas veprimtarisë politike të Ibrahim Rugovës.

Sidoqoftë, ai ka uruar znj. Osmani Sadriu për postin e fituar, raporton Periskopi.

“Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje, i ke bërë nënat, nuset e bijat tona të ndihen të fuqishme duke i luftuar me ju së bashku padrejtësitë që iu bënë vajzave shqiptare,” – ka shkruar ai.

Ai ka uruar edhe kryeministrin Albin Kurti për një gjë të tillë, derisa është nënshkruar sërish me atë që e bën të veçantë “Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë” ndonëse Kosova tash për tash është shtet i pavarur dhe sovran.

Statusi i plotë dhe i paedituar:

Ja çka do të thonë veprat e mira dhe fjala e mirë, e mbi të gjitha ta duash vendin pa asnje interes.

Të gjithë në rrugën e RUGOVËS, duke i shkuar edhe te varri, duke u rritur dhe duke ia pa hajrin edhe pse sështë presidenti historik  fizikisht në  mesin tonë!

Me ketë dua te them , se edhe Vjosa Osmani ndjek rrugën e IBRAHIM RUGOVËS!

Urime presindete e nderuar postin më të veqant të shtetit tonē.

Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje , i ke bërē ; nënat, nuset e bijat tona të ndjehën tē fuqishme duke i luftuar me ju se bashku padrejtesitë që i’u janë berë vajzave shqiptare , e veqanerisht ato motra ku presin drejtesi tē cilat përjetuan tmerret nga lufta e fundit nē Kosovë!

Urime shqiptarë dhe REPUBLIKA E KOSOVËS.

Urime kryeministër Albin Kurti!

Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

Shpërndaje në: