Labinot Tahiri i lutet Vetëvendosjes: T’i ndihmojmë Ramush Haradinajt
Deputeti Labinot Tahiri, ka thënë se nuk do të votojë ‘pro’ Demarkacionit, nëse shumica do të krijohet me votat e Listës Serbe.
Ai ka thënë që do ta përkrahë këtë marrëveshje, nëse votat për ratifikimin e kësaj marrëveshje do të jepen nga shmica shqiptare.
Në fjalën e tij, ai i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta votojnë Demarkacionin, dh eta shpëtojnë Ramush Haradinajn.
“Qytetarët tonë presin ndonjë gëzim më të madh se sa ne në Kuvend, nëse e ratifikojmë demarkacionin
Nuk kisha pas qejf me u var prej Listës Serbe, sepse mësohen me na qit kushte.
Më ka pëlqy ajo se cfarë ka thënë zonja Emilia, ne jetojmë sëbashku por nuk duhet të vendosen kushte
Po i them Ramush Haradinajt, nëse rasisht varet prej Listës Serbe dhe bëhet numri 80-të, nuk votoj për Demarkacionin, por nëse bëhet shumica shqiptare do ta votojë Demarkacionin.
I keni lutë edhe VV-në. Mendoj që duhet me reflektu VV-ja, dhe mos me ra pre e Listës Serbe.
T’i ndihmojmë sonte Ramush Haradinajt, e lus për këtë Lëvizjen Vetëvendosje, sepse nuk ka vetëm ai faj”, ka deklaruar Tahiri./Periskopi/



