Labinot Tahiri shpall kandidaturën për kryetar të Ferizajt
Këngëtari Labinot Tahiri – Labi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të qytetit të Ferizajt. Në një intervistë për emisionin “Express” të KTV-së, tha se do të garojë për kryetar të komunës.
Këtë do ta bëjë në zgjedhjet komunale që do të mbahen në vitin 2017.
“Synimi im është që çka do që kam mundësi prej vetes të kontribuojë për vendin tim, për familjen time që e quaj Ferizaj, do të thoë në Ferizaj, pastaj në Kosovë e më tutje. Do të thotë ambiciet e mia janë më të larta. Unë mendoj në zgjedhjet që janë me Kushtetutë 2017-tën nëntor, do të kandidoj për kryetar të komunës, nëse k aba Zoti emër” ka thënë këngëtari Labi.



