Labinot Tahiri vazhdon të mos besojë te koronavirusi, linçon të sëmurët me Hiv/Aids

Periskopi.com Fun

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Labinot Tahiri, i ka dedikuar një tjetër reagim në Facebook pandemisë Covid-19. 

Kësaj radhe, ai konkretisht është marrë me z.Petrit Bylykbashaj që pretendonte se ishte infektuar për të dytën herë me virus.

Labinot Tahiri, duke menduar se e ka zënë në rrenë, i drejtohet atij me fjalët: Bylykbash, he bir, a të rroki a nuk të rroki!”, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se po “tranohet” njerëzit psiqikisht ndërkohë që ka linçuar në mënyrë të papranueshme personat e infektuar me Hiv/Aids.

Statusi i plotë: 

Bylbylkash he bir a te rroki a nuk të rroki!
Nje ditë ne statusin tënd kishe thënë se për herë të dytë sërish je infektuar dhe kishe thënë Labi Bir a ka a ska Virus!
Tash po të pyes ty he Bir a ka a ska na trego!

Nëse ty të kap apo kushdo që është tjeter nuk ka nevoj të tregoni se i tranuat njerezit, se me pas SIDËN(HIV) nuk tregon as ti as unë dhe askush!
Prandaj kam thënë dhe them mos keni frikë se ka lloj lloj viruse por tan kjo prapagandē vret psiqikisht popujt edhe nëse ka virus!!

Shërim shokut nëse të kap heren e tret se për tê dyjat të urova shërim me heret!

Labi-FKSH

Shpërndaje në: