Lajçak arrin në Kosovë, i shkon në takim Kurtit

Lajçak arrin në Kosovë, i shkon në takim Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Lajçak do të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo vizitë e emisarit për dialogun po ndodh një javë pasi, në dialogun e Brukselit që ndërmjetësohet nga Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe u dakorduan për nxjerrjen e një udhërrëfyesi, që do t’i shërbente zbatimit të marrëveshjes për energjinë elektrike në veri të Kosovës.

Nën udhëheqjen e tij, si shef i dialogut të Brukselit ishte arritur edhe ujdia e targave në shtator të vitit 2021./eo

Shpërndaje në: