Lajçak flet pas takimit me Kurtin, mohon se ka kornizë të re të dialogut

Lajçak flet pas takimit me Kurtin, mohon se ka kornizë të re të dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi doli nga takimi i paparalajmëruar që që pati sot me kryeministrin Albin Kurti, ka mohuar se ka kornizë të re të dialogut, të cilën e ka përmendur presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, derisa s’dha datë të takimit të ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Jemi këtu pë të shtyrë procesin përpara, takimi do të ndodhë së më shpejt dhe kjo është edhe qëllimi pse jam këtu sot. Ne duam që të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe të jetë produktiv”.

Ne duam të sigurojmë që takimi të ketë substancë dhe të prodhojë diçka. E rëndësishme është që të dy liderët janë të gatshëm që të takohen dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i pres ata”.

“Jemi duke e përgatitur agjendën dhe nuk do t’i marr 13 muaj tjerë, mund të ju siguroj për këtë”.

“U pajtuam me liderët që ata janë të gatshëm të takohen në baza mujore dhe ky është synimi ynë”.

Shpërndaje në: