Lajçak na ngushëllon për vizat: Ju kuptoj plotësisht

Lajçak na ngushëllon për vizat: Ju kuptoj plotësisht

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak, do të përfundojë sot vizitën tre ditore në Kosovë, ku është drejtuar mediave sot, ku nuk shpëtoi as edhe nga pyetja për liberalizimin e vizave dhe tërë këtë proces që është duke ndodhur, përcjell Periskopi

Lajcak në konferencë për media tha se i kupton plotësisht kosovarët në këtë pjesë pasi që sipas tij kjo është mjaftë e ndjeshme.

Lajcak tha se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër në këtë drejtim dhe asnjëherë më parë nuk është folur për këtë më shumë se tani.

“Ju kuptoj plotësisht se sa është e ndjeshmëri kjo, për Kosovën dhe e dimë që  e meriton i keni përmbushur kriteret, plotësisht jam i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo për imazhin dhe kredibilitetin e BE. Kurrë nuk ka qenë e pritshme sa është tani. Javën e kaluar kur janë takuar, kanë folur se duhet të përfundohet me suksese. Vëmendja kurrë nuk ka qenë më e madhe.”, tha Lajcak në konferencë për media/Periskopi

 

 

 

 

Shpërndaje në: