Lajçak në Kosovë: Me Kurtin folëm për rrugën përpara në dialog

Lajçak në Kosovë: Me Kurtin folëm për rrugën përpara në dialog

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar në lidhje me vizitën e tij treditore në Kosovë.

Lajçak përmes një postimi në Twiter, ka shkruar se gjatë takimit me kryeministrin Kurti e ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes për energji me Serbinë gjatë javës së kaluar.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak në twitter.

Shpërndaje në: