Lajçak: Në takimet me Kurtin dhe Vuçiq diskutuam për hapat e ardhshëm të dialogut

Lajçak: Në takimet me Kurtin dhe Vuçiq diskutuam për hapat e ardhshëm të dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur që në këto takime kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit unë zhvillova dy takime të rëndësishme dhe thelbësore me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar për hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: