Lajçak nesër viziton Serbinë

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Beogradin nga 29 qershori deri më 1 korrik.

Gjatë vizitës së tij ai do të takohet me presidentin Vuçiq, kryeparlamentarin Daçiq, si dhe me liderë të opozitës parlamentare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Serbi.

Lajcak, dje nisi vizitën e tij në Kosovë, ku u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, ku kanë biseduar për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Ndërkaq ai sot pati takime edhe me liderët e opozitës, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.