Lajçak takohet me Escobarin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar ditën e sotme.

Lajçak ka bërë të ditur se temë diskutimi ishte dialogu dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur të takohem me Gabriel Escobar. E përditësuam njëri tjetrin lidhur me zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun e fascilituar nga BE-ja [Kosovë-Serbi]. Jam mjaft falënderues për mbështetjen e fortë dhe ekuivoke të SHBA-së për punën time”, ka shkruar Lajçak në Twitter.