Lajçak takohet me Escobarin në New York: Shumë gjëra për të diskutuar

Lajçak takohet me Escobarin në New York: Shumë gjëra për të diskutuar

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në New York.

Lajçak ka treguar se kanë biseduar bashkë për një numër të madh gjërash, derisa e ka cilësuar Escobarin si mik shumë të mirë.

“Gjithmonë është mirë t’i shkëmbejmë shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar. Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë gjëra për të folur”, ka shkruar Lajcak.

Shpërndaje në: