Lajçak takon këshilltarin e Scholz, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takon këshilltarin e Scholz, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe i ngarkuar si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vazhdon takimet e tij me zyrtarë të ndryshëm.

I fundit është ai me këshilltarin politik të kancelarit gjerman.

Në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka shkruar se ka pasur një takim shumë të mirë me Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik i Kancelarit Scholz, në Berlin.

“Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit”, shkroi Lajçak.

“Faleminderit për mbështetjen e fortë të Gjermanisë në punën time”.

Javë më parë, Lajçak së bashku me këshilltarët e kancelarit gjerman dhe presidentit francez ishin në një vizitë në Kosovë e Serbi, në kuadër të procesit të dialogut.

Shpërndaje në: