Lajçak thotë se e ka përkrahjen e 27 shteteve të BE-së për rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi

Lajçak thotë se e ka përkrahjen e 27 shteteve të BE-së për rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi

Në një panel të Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së është diskutuar edhe për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesëmarrës ka qenë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili njoftoi përmes Tëitter se ka marrë përkrahjen e 27 anëtarëve të BE-së.

“Mirënjohës për mbështetjen e fortë që mora nga 27 shtetet anëtare të BE-së sot! Diskutim shumë inkurajues për mandatin tim dhe rrugën përpara”, ka shkruar ai duke shpërndarë një postim të ambasadores austriake Christina Kokkinakis në këtë institucion.

“Në ndërkohë në Bruksel. Një diskutim i shkëlqyeshëm me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ajo.

 

Shpërndaje në: