Lajçak viziton sot Kosovën, takohet me Kurtin dhe krerët e opozitës

Lajçak viziton sot Kosovën, takohet me Kurtin dhe krerët e opozitës

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë sot Kosovën deri më 29 qershor.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e BE-së në Kosovë përmes një njoftimi për media, derisa ka njoftuar se gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: