Lajçaku i takon Bislimin me Petkoviqin në Bruksel: BE s’pret veç takim, por edhe vullnet për marrëveshje

Lajçaku i takon Bislimin me Petkoviqin në Bruksel: BE s’pret veç takim, por edhe vullnet për marrëveshje

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar edhe një raund tjetër bisedimesh të takimeve individuale mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Këto takime janë zhvilluar pasdite, disa orë pasi është takuar me ta për të parën herë në Bruksel.

Tashmë pritet që të mbahet një takim trepalësh mes tyre.

Bashkimi Evropian po pret që të ketë jo veç takim, por edhe gatishmëri e vullnet për marrëveshje.

Si prioritet qendror i BE-së është ulja e tensioneve.

Shpërndaje në: