Lajm fantastik nga Federata e Pingpongut të Kosovës

Lajm fantastik nga Federata e Pingpongut të Kosovës

Pjesëmarrës në CONNECT League do të jenë 4 shtetet fqinje të Kosovës, respektivisht, Mali i zi, Maqedonia e veriut dhe Shqipëria. Liga do të jetë e hapur për shtetet tjera që do i bashkëngjiten në të ardhmen, e do të organizohet në sistem vajtje-ardhje.

Liga do të zhvillohet për kategorinë e reja U16 dhe U18 në të dy gjinitë, ku secili shtet do të përfaqësohet me nga 8 lojtarë. Garat do të zhvillohet me 3 të fituara, sipas sistemi Corbillon Cup, pra me nga dy lojtarë, që mund të zhvillojnë nga dy individuale dhe një lojë në çifte.

Për të shprehur vlerësimin e njëkohësisht për të garantuar se do ta përkrahë fillimin e kësaj iniciative, Kosovën do ta vizitoj i udhëheqësi i federatës Evropiane të Pingpongut z. Ronald Kramer.

Kosovën në këtë kampionat do e përfaqësojnë:

· Junior M: Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti

· Junior F: Alma Mehmeti dhe Loresa Imeri

· Kadet M: Blendi Hajdari dhe Sylejman Çerkini

· Kadet F: Jerina Rexhepi dhe Shega Hashani

· Trajner: Rifat Rifati, Jeton Azizi dhe Ridvan Hashani

Shpërndaje në: