LAJM I KEQ: Rritet për 16 herë radioaktiviteti në Chernobyl, shpërthyen flakët në pyjet afër tij

LAJM I KEQ: Rritet për 16 herë radioaktiviteti në Chernobyl, shpërthyen flakët në pyjet afër tij

LAJM I KEQ: Radioaktiviteti shkon në 16 herë mbi normalen pasi u dogj pylli afër Chernobylit

Ukraina ka raportuar një rritje në nivelet radioaktive në zonat e limituara rreth Chernobylit, aksidentit më të keq nuklear të botës. Një gjë e tillë thuhet të ketë ndodhur nga zjarret pyjore.

Ka lajme të këqija – radioaktiviteti është mbi normalen në qendrën e zjarreve,” tha Yegor Firsov, kreu i shërbimit të inspektimeve ekologjike të Ukrainës në Facebook.

Postimi shfaqte edhe një video kur shfaqej matësi i radioaktivitetit derisa tregonte nivelin 16 herë më të lartë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Zjarri në fjalë është shpërndarë në rreth 100 hektarë të pyllit, shkroi më tej Fersov.

Kievi ka mobilizuar dy avionë, një helikopterë dhe rreth 100 zjarffikës për të luftuar flakët, të cilat shpëthyen gjatë ditës së shtunë dhe u shpërndanë edhe në 20 hektarë të zonës pyjore afër impiantit bërthamor të Chernobylit.

Shpërndaje në: