Lajm i kobshëm: Arabia Saudite fajëson Iranin për sulmet me dronë që i shkatërruan naftën – Pritet plasja e luftës

Lajm i kobshëm: Arabia Saudite fajëson Iranin për sulmet me dronë që i shkatërruan naftën – Pritet plasja e luftës

Ministria e mbrojtjes e Arabisë Saudite ka shfaqur ato që thotë se janë mbetjet e dronëve dhe raketave që provojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e vikendit në dy impiante që prodhonin naftë të papërpunuar.

Thuhet që 18 dronë dhe shtatë raketa të hedhura nga deti goditën nga një drejtim që e bën fajësimin e Jemenit dhe rebelëve Houthi të pamundshëm.

Rebelët e mbështetur nga Irani kishin marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Irani e ka mohuar përfshirjen dhe ka paralajmëruar hakmarrje në rast të ndonjë sulmi ushtarak.

Ministri saudit i mbrojtjes deklaroi shkurtimisht se mbetjet nga dronët tregonin që kishim të bënim me një sulm të sponzorizuar nga Irani.

Megjithatë, ai tha se detajet e pikave të lansimit nuk mund të ofroheshin ende.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte thënë gjatë ditës se i kishte dhënë këshila Thesarit që të rriste sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

Edhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo kishte fajësuar Iranin për këto sulme të tmerrshme që shkaktuan rritjen globale të çmimeve të naftës. /Periskopi

Shpërndaje në: