Lajm i madh për ‘Superclasicon’ – tifozët rikthehen në  tribuna

Lajm i madh për ‘Superclasicon’ – tifozët rikthehen në  tribuna

‘Superclasico’ do të zhvillohet në praninë e tifozëve.

River Plate dhe Boca Juniors kanë marrë një lajm të madh para ndeshjes që do ta kenë mes tyre, përcjell Periskopi.

Qeveria e Argjentinës ka marrë vendim që të lejojë rikthimin e tifozëve në tribuna, deri në 50% të kapacitetit.

Ministria e Shëndetësisë në Argjentinë ka njoftuar se nga data 1 tetor, tifozët mund të vizitojnë stadiumet.

Kësisoj, për ndeshjen Superclasico mes River Plate dhe Boca Juniors do të ketë spektakël edhe në tribuna.

Ndeshja mes River Plate dhe Boca llogaritet si ndeshja me rivalitetin më të madh në botën e futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: