LAJM I MADH: Zelanda e Re do ta legalizojë eutanazinë pas votimit bindës

LAJM I MADH: Zelanda e Re do ta legalizojë eutanazinë pas votimit bindës

Banorët e Zelandës së Re kanë votuar për legalizimin e eutanazisë për ata që kanë sëmundje terminale, në një fitore të madhe për aktivistët që thonë se njerëzit të cilët përballen me dhimbje ekstreme duhet të kenë të drejtën të vendosur se kur duan të vdesin.

Vendimi se a duhej legalizuar eutanazinë u duk si një pyetje referendumi në zgjedhjet e përgjithshme të 17 tetorit, bashkë me një pyetje tjetër referendumi që ishte ajo se a duhej legalizuar kanabizi – e e cila nuk kaloi sipas rezultateve preliminare.

Rezultatet e referendumit të eutanazisë janë të obligueshme të aplikohen dhe do të hyjnë në fuqi 12 muaj pas rezultateve përfundimtare – më 6 nëntor të 2021-s. Vdekja e asistuar do të administrohet nga Ministria e Shëndetësisë, përkthen Periskopi nga The Guardian.

Rezultatet preliminare njoftuan të premten se 65,2 për qind e zgjedhësve kishin votuar “Po” në pyetjen për legalizimin e eutanazisë, dhe vetëm 33,8 për qind kishin votuar “Jo.”

Sa i përket legalizimit të kanabisit rezultati ishte shumë më i ngushtë: 46,1 për qind “PO” dhe 53,1 për qind “Jo”. /Periskopi

Shpërndaje në: