Lajm i mirë për “Blaugranët”, Barcelona mund të regjistrojë transferimet e reja

Lajm i mirë për “Blaugranët”, Barcelona mund të regjistrojë transferimet e reja

Gjiganti katalunas, Barcelona, sipas raportimeve nga mediat spanjolle do të aktivizojë edhe levën e katërt ekonomike, duke shitur 24.5% të drejtave televizive te “Orpheus Media”.

Besohet se nga shitja e 24.5% të drejtave të tyre, Barcelona do të përfitojë afro 100 milionë euro, përcjell KosovaPress.

Si pasojë e kësaj, “Blaugranët” tani do të jenë në gjendje që të regjistrojnë shtatë transferimet e reja, si dhe zgjatjen e kontratave të Dembeles dhe Sergi Robertos.

Po ashtu, edhe veterani i klubit, Gerrard Pique ka qenë ndihmë kyçe e skuadrës, duke e ndihmuar Barcelonën me zbritje të pagës për herë të dytë.

Pique e bëri të njëjtën gjë edhe sezonin e kaluar, pasi që Barcelonës i nevojitej që të regjistronte lojtarët si Depay, Garcia, Torres dhe Aubameyang.

Shpërndaje në: