Lajm i mirë për Kosovën: Filmin “Nëntori i Ftoftë” mund ta shikoni tash në Netflix

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu ka dhënë një lajm të mirë, duke njoftuar se filmi ” Nëntori i Ftoftë” tani do të shfqet edhe në Netflix, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Spahiu tha se ky film është prodhuar me shumë sakrificë dhe pasqyron “dramen njerzore të një njeriu i cili ndodhej në mes dy zgjidhjesh, dyjat të gabuara”.
“Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroj sakte dramen njerzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe.
Film qe na solli plot cmime e plot momente krenarie”, ka shkruar aktori ndër të tjera.
Postimi i plotë i Fatmir Spahiut:
Miq, nje lajm i mire i akshamit, javes dhe muajit.
Nje lajm i mire per mua dhe per te gjithe, regjisorin, bashkepunetoret, bashkeproducentet.
Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroj sakte dramen njerzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe.
Film qe na solli plot cmime e plot momente krenarie.
“Nentori i Ftohte” i regjisorit dhe koproducnetit Ismet Sijarina nga sot mund te shihet ne NETFLIX.
Lezet pas shume vitesh me ju rikthy keti filmi edhe nje here.
Falemnderit bashkepunetorve.
Shikim te kendeshem.