Lajm i mirë për mërgimtarët

Lajm i mirë për mërgimtarët

Gjendja në pikat e kalimit kufitar në Kosovë nuk karakteriozohet me pritje të gjata, duke e krahasuar me ditët e kaluara.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të hyrë dhe dalë nga Kosova, në Merdare janë 5-10 minuta, ndërsa kolona deri në 20 metra ka vetëm në dalje.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë 5-10 minuta, ndërsa pritjet në dalje janë deri në 20 minuta. Ndërkaq, kolona deri në 100 metra ka vetëm në dalje.

Ndërkohë, në pikëkalimet e tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë 3-5 minuta, derisa kolona nuk ka./Periskopi/

Shpërndaje në: