Lajm katastrofal për Kroacinë: Ylli i skuadrës humbet finalen e Botërorit (Foto)

Ivan Perisic është në dyshim për finalen që Kroacia do të luajë kundër Francës

Ivan Perisic luajti 120 minuta në ndeshjen kundër Anglisë dhe ishte më i miri në fushë duke shënuar fillimisht golin e barazimit gjatë kohës së rregullt, ndërsa në shtesa asistoi te goli i Mandzukucit, shkruan Periskopi.
Related image

Por, ai në fund të takimit me Anglinë pësoi një tërheqje muskulore të këmbës së majtë dhe tani ka shqetësime në kampin kroat.

Sipas mediumut anglez “Daily Mail”, ai është në dyshim për t’u paraqitur në finale, por mjekët e skuadrës do të bëjnë gjithçka që ai të jetë i gatshëm për finalen kundër Francës.

Përveç Perisicit edhe Ivan Rakitic kishte probleme shëndetësore para ndeshjes me Anglinë, por ai luajti 90 minuta dhe ka thënë që në finale nëse është e nevojshme do të luante edhe me një këmbë. /Periskopi.

-->

MË SHUMË PËR

TE FUNDIT