Lajm i tmerrshëm për Milanin, ylli i njohur humbet sezonin
Mesfushori Giacomo Bonaventura nuk do të luajë në pjesën e mbetur të këtij sezoni, për shkak të një dëmtimi.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë mjeku i tij.
“Mendoj se ai do të rikthehet sezonin e ardhshëm”, ka thënë mjeku i mesfushorit.
“Vetëm nëse ndodh diçka e papritur gjatë operacionit. Edhe më herët kam kryer operacione të tilla. Ai do të kthehet pas katër muajsh. Në futboll nuk mund të riktheheni më herët”. /Periskopi.com



