Aplikacioni që po vjedh të dhënat e mesazhet e përdoruesve të Facebook e WhatsApp

Aplikacioni që po vjedh të dhënat e mesazhet e përdoruesve të Facebook e WhatsApp

Sipas studiuesve kibernetikë në Cyfirma, një lloj i veçantë virusi që vjedh mesazhet private, ka sulmuar Google Play Store.

Aplikacioni i mashtron me sukses përdoruesit e tij dhe lejon nxjerrjen e informacionit të nevojshëm, përpara se viktima të kuptojë se po vidhet.

Ndërsa aplikacioni është hequr tashmë nga Play Store, ai mund të vijojë të jetë në telefonin tuaj Android nëse e keni shkarkuar më parë.

Në këtë rast, do t’ju duhet të fshini manualisht aplikacionin që si për ironi quhet SafeChat, por që nuk është fare i sigurtë.

Një grup hakerësh indianë i njohur si ‘Bahamut’ mendohet se ka injektuar aplikacionin me spyëare i cili vjedh tekstet, regjistrat e telefonatave dhe vendndodhjet e GPS nga telefonat.

Ekspertët e teknologjisë në Cyfirma nuk e kanë zbuluar se si hakerët i kanë joshur njerëzit për të shkarkuar aplikacionin SafeChat. Ata dyshojnë se grupi Bahamut ka punuar në emër të një qeverie të caktuar shtetërore në Indi.

Shpërndaje në: