Lajme madhështore për Juventusin: Chelsea në krizë të thellë lëndimesh, luan pa pesë yjet e skuadrës

Periskopi.com Sporti

Thomas Tuchel do të udhëtojë me skuadrën e Chelseat drejt Juventusit pa disa prej emrave kryesorë.

Mason Mount, Christian Pulisic, Reece James dhe N’Golo Kante tashmë janë konfirmuar si mungesa për ndeshjen e dytë të grupeve në Champions League, transmeton Periskopi.

Skuadra nga perëndimi i Londrës mposhti Zenit St Petersburgun 1-0 në ‘Stamford Bridge’ në takimin hapës kompetitiv.

Por një udhëtim te Juventusi duhet të jetë një test më i vështirë, pavarësisht startit turbulent të skuadrës nga Serie A këtë sezon.

Kante, i cili së fundmi doli pozitiv me Covid-19, do të mungojë gjithashtu edhe në ndeshjen e së shtunës kundër Southamptonit.

Chelsea udhëton drejt Italisë të mërkurën, me ndeshjen që fillon nga ora 21:00. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: