Lajmërohet Adhurim Demi: Njerëzit që e shohin serialin “Çka ka shpija” janë nivel i ulët artistik

Lajmërohet Adhurim Demi: Njerëzit që e shohin serialin “Çka ka shpija” janë nivel i ulët artistik

Ditën e djeshme u ngjall debat mes aktorëve për serialin “Ça ka shpija”, e krejt kjo pasi këshilltari i kryeministrit në detyrë, Luan Dalipi, përmes një statusi në Facebook tha se ky serial nuk ka shije, kreativitet dhe nuk është edukues për fëmijët.

E me këshilltarin u pajtua aktori Nëntor Fetiu, i njohur me rolin e “Korabit” te “Familja moderne”, ku i njëjti tha se secili ka të drejtë të shpreh mendimin e tij, dhe sipas tij televizionet tona nuk kanë prodhim të mirëfilltë.

E për këtë tani ka reaguar edhe aktori i njohur Adhurim Demi i cili vite më parë ishte pjesë e këtij seriali, ku i njëjti ka thënë se është larguar nga seriali pasi niveli i publikut është i ulët artistikisht.

Ndryshe, reagimin e parë e bëri ai i cili ka krijuar këtë serial, Naser Rafuna i cili tha se këshilltari i Kurtit nuk mund të vlerësojë artin.

Shpërndaje në: