Lajmërohet për herë të parë pas koalicionit me PDK-në Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se besimin e dhënë nga presidenti Rugova e ka mbajtur me nder.
Ky reagim i Haradinajt vie pas kritikave të shumta për koalicionin e AAK’së e Nismës me PDK’në, shkruan Periskopi.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Të dashur qytetarë,
Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im;
Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder;
Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun!
Na priftë e mbara!
RH



