Lajmet nga koronavirusi që mund t’iu keni ikur

Lajmet nga koronavirusi që mund t’iu keni ikur

Pandemia e koronavirusit vazhdon ta mbajë nën ankth Kosovën dhe mbarë globin me numrin e madh të rasteve të konfirmuara dhe me numrin e të vdekurve. Këto janë disa prej lajmeve që mund t’i keni humbur.

Kryeministri britanik Boris Johnson u pranua në spital për testime të tjera pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus javën e kaluar. Johnson kishte vazhduar të kishte simptoma edhe 10 ditë pas karantinimit të tij.

Johnson, siç thanë nga zyra e tij, kishte temperaturë të lartë dhe shkuarja në spital ishte bërë me këshillën e doktorit të tij, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Një tigër në një kopsht zoologjik të New Yorkut testohet pozitivisht me koronavirus

Një tigër katër vjeçar në një kopsht zoologjik të Bronksit në Nju Jork është testuar pozitivisht me koroanvirus, duke u bërë kafsha e parë e konfirmuar me këtë sëmundje në ShBA.

Tigri besohet që është infektuar me sëmundje nga një anëtar i stafit të këtij kopshti. Ai kishte koll të thatë.

Ndërkohë, dita e sotme hapet me 1 milion e 270 mijë raste të prekurish të konfirmuar me sëmundjen dhe me 69 mijë vdekje.

ShBA-ja është larg vendi me më së shumti raste, dhe tashmë me numrin e të vdekurve që po ashtu po shkon drejt majës, me 9 mijë e 620.

Kina ndërkohë është tejkaluar sa i përket numrit të rasteve edhe nga Gjermania, ndërsa sa i përket rasteve edhe nga Irani. /Periskopi

Shpërndaje në: