Lajmi i ditës: Prishtina do të luajë kundër Arsenalit dhe Dortmundit
Përveç skuadrës së parë që do të marrë pjesë në turneun e futbollit të sallës, po ashtu edhe pionierët e Prishtinës (U-15) do të jetë pjesëmarrëse në turne prestigjioz me skuadrat më të mëdha gjermane dhe angleze.
Turneu i 3-të “Iserlohner U15 hallen masters”, mbahet më 21 dhe 22 janar të vitit 2017 në Iserlohn, 20 km larg Dortmundit.
Turneu, në palestër, zhvillohet nga 12 minuta për ndeshje.
Ndërsa, pjesëmarrëse në turne janë skuadrat më të mëdha gjermane, si Schalke, Borussia Dortmund, VfL Bochum, Köln, Bayer Leverkusen, Hamburger, Hertha, Ëerder Bremen, Mainz, Eintracht Frankfurt, VfB Stuttgart, FC Iserlohn, ajo austrike Rapid Vjenë, ajo angleze, Arsenal, Lech Poznan nga Polonia dhe skuadra më e trofeshme kroate, Dinamo Zagreb.



