Lajmi i fundit: Jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Lajmi i fundit: Jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

SC Gjilani ka njoftuar se trajneri i tyre Gentjan Mezani ka dhënë dorëheqje.

Kjo dorëheqje u bë pas një mbledhje të mbajtur sot nga skuadra kosovare.

Ky klub po ashtu tregoi se Mezani kishte ofruar dorëheqjen e tij edhe më parë por nuk ishte pranuar nga klubit.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

KOMUNIKATË ZYRTARE

Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.

Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.

SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.

Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi.

SC Gjilani

Shpërndaje në: