LAJMI I FUNDIT: Specialja dënon me 4 vjet e gjysmë burg Hysni Gucatin

LAJMI I FUNDIT: Specialja dënon me 4 vjet e gjysmë burg Hysni Gucatin

Gjykata Speciale ka shpallur fajtor Hysni Gucatin ne disa pika të aktakuzës dhe e ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burg.

Pjesën që e lexoi gjykatësi: 

“Ne emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara më lart, trupi gjykues ju shpall fajtor për pikën

Vendimi për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ja çka po lexon gjykatësi momentalisht:

1.Janë përgjegjës për veprat penale që pengojnë administrimin e drejtësisë.

2.Publikuan informacionin e emrave të qindra dëshmitarëve të mbrojtur.

3.E bënë këtë në mënyrë të përsëritur dhe me entuziazëm.

4.Trajtuan me përbuzje dhe fyerje ata që zgjodhën të bashkëpunojnë me këtë gjykatë” 

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, u akuzuan  për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./Periskopi

Seen by Besarta Hoti at 10:48 AM

Shpërndaje në: