Sulmohet Xhavit Drenori
Kandidat i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar sot gjatë ditës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë Drenori. Ai ka thënë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.
“Po, është e vërtetë që jam sulmuar. Jam sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Jam në stacion, s’mundem me fol më shumë”, ka thënë Drenori për Express.