Lajmi që po tronditë Italinë: Guardiola ka firmosur

Lajmi që po tronditë Italinë: Guardiola ka firmosur

Nuk ka shans të shkoj në Itali tha para pak ditësh Pep Guardiola, i prerë, pa lënë shteg për asnjë spekulim. Megjithatë, në Itali kanë dëshirë të ëndërrojnë, ose Pep ka mbajtur ndonjë sekret gjigant, që pas pak ditësh do të dalë në shesh.

Sipas disa prej gazetarëve më të njohur në Itali, trajneri spanjoll jo vetëm që ka biseduar me Juven, por gjithashtu ka arritur marrëveshjen me Juventusin.

Kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë, gjithçka e kryer, zyrtarizimi vetëm çështje ditësh.

Të paktën kështu po raportohet gjithnjë e më shumë nga gazetarë të veçantë dhe nga media të dorës së dytë, sepse Gazzetta dello Sport apo Sky Sport ende nuk e konfirmojnë një lajm të tillë.

Përkundrazi, Gazzetta shkruan sot se Juventusi po bisedon me Maurizio Sarrin, por natyrisht jemi në kohë merkatoje dhe në lidhje me trajnerin e ardhshëm të Juves po shkruhet gjithçka, ndërkohë që pakkush di gjë realisht./tema/

Shpërndaje në: