Lamborghini i parë elektrik një crossover?

Lamborghini i parë elektrik një crossover?

Në maj 2021 Lamborghini njoftoi zyrtarisht mbi planet për të ardhmen, duke konfirmuar se synon të elektrizojë gjithë gamën e produkeve deri në vitin 2024, si dhe të prezantojë modelin e parë krejt elektrik deri në vitin 2030. Shefi i Lamborghinit, Stephan Vinkelmann, ka dhënë detaje për portalin Autocar.

Sipas tij, Lamborghini i parë elektrik do të jetë një crossover 2+2, ose një aiutomjet me katër ulëse dhe i ngritur nga toka.

“Kur bëhet fjalë për makinën e parë krejtësisht elektrike, qasja jonë është e qartë dhe e kujdesshme. Sigurisht, ne themi: Po, elektrifikimi është pjesë e të ardhmes tonë. Por keni kujdes, sepse ne po themi: Ky është një automjet krejt i ri. Ky është një segment në të cilin ne nuk kemi qenë present për dekada – automjeti me 2+2, ose me katër ulëse”, deklaroi Vinkelmann për Autocar.

Sipas tij, modeli i ri mund të jetë edhe më universal se Urus. Më pak kompakt, që do të rezultojë me më shumë liri për projektuesit dhe inxhinierët. Ai pranoi se është shumë herët të flitet për detaje, sepse projekti do të nisë zyrtarisht në fund të vitit 2022. Shefi i Lamborghinit nuk e mohoi se zhvillimi i modelit do të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë falë njohurive dhe teknologjisë së Volkswagen.Kjo sigurisht se nuk do të thotë që automobili nuk do ta ruaj karakterin e Lambos.

Shpërndaje në: