Lambrecht: Mbështesim rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, por ka procedura që duhet përmbushur

Lambrecht: Mbështesim rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, por ka procedura që duhet përmbushur

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, shprehu sot në Prishtinë mbështetjen e vendit të saj ndaj Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE, por tha se ka procedura që duhet të përmbushen.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti, ministrja Lambrecht tha se siguroi palën kosovare se Gjermania do të qëndrojë përkrah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake, e cila do të jetë në kuadër të KFOR-it.

“Gjermania e mbështet shumë qartë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Mirëpo, kjo rrugë duhet të ecet dhe mund të ketë edhe pengesa, mirëpo ne e mbështesim Kosovën në këtë rrugë. Kjo nënkupton se edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, ne po mundohemi në kuadër të Procesit të Berlinit, t’i japim një dinamikë këtij procesi, në mënyrë që pengesat të hiqen dhe parakushtet të krijohen… Kam siguruar palën kosovare se ne qëndrojmë krah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake. Ne jemi të angazhuar prej vitesh në kuadër të KFOR-it dhe do të mbetemi të angazhuar edhe më tej”, theksoi ajo./Periskopi/

 

Shpërndaje në: