Lambrecht: Shpresoj të ketë dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi

Lambrecht: Shpresoj të ketë dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja gjermane, Christine Lambrecht në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti kërkoi dinamikë të re në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, përcjell Periskopi.

Lamrecht shpreson që takimi i 13 maj mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë të sjell vendime të mira.

“Shpresoj të ketë një dinamikë të re dhe shpresoj të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve dhe ky do të ishte hap i mirë”, tha ajo.

Ndërkohë u shpreh falënderuese për pozicionin e Kosovës që ka marrë ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

“Jam falënderuese juve në Kosovë që keni marrë një pozicionim shumë të qartë dhe keni dënuar agresionin e Rusisë, duke vendosur sanksione dhe po luftoni për vlerat për paqe dhe liri, të cilat duhet t’i mbrojmë së bashku. Prandaj, ne do t’ju qëndrojmë përkrah në rrugën e procesit të anëtarësimit të Kosovës, si mbështetës dhe këtu duhet të bëhet e qartë se cilët janë hapat e qartë në procesin e përafrimit me BE-në”, deklaroi ministrja gjermane./Periskopi/

Shpërndaje në: