Lamtumirë Lenin: Finlanda largon statujën e revolucionarit rus teksa synon anëtarësimin në NATO

Lamtumirë Lenin: Finlanda largon statujën e revolucionarit rus teksa synon anëtarësimin në NATO

Finlanda ka vendosur t’ia ndërrojë vendin statujës kontraverse të revolucionarit rus, Vladimir Ilyich Lenin, nga rruga për në muze, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Statuja në Kotka, në juglindje të Finlandës, shpesh është vandalizuar gjatë viteve- por asaj iu është kushtuar një vëmendje e veçantë qysh nga pushtimi rus i Ukrainës.

Monumenti ishte prezantuar si një dhuratë nga qyteti binjak i Kotkas, Talinn, në vitin 1979 dhe ishte ndërtuar nga artisti nga Estonia, Matti Varikin. Gjatë asaj kohe Estonia kishte qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Propozimet e dorëzuara në këshillin e qytetit deklaruan se statuja ishte një ofendim për kujtimin e atyre që ishin vrarë në krimet e luftës sovjetike. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: