Lansohet analiza për pengesat e Kosovës për anëtarësim në Interpol

Lansohet analiza për pengesat e Kosovës për anëtarësim në Interpol

Lansimi do të mbahet të mërkurën më datën 2 nëntor 2016 në “Swiss Diamond Hotel”, në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00-12:00.

Kjo analizë për herë të parë trajton një çështje tejet aktuale në funksion të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të veçantë në Interpol. Mosanëtarsimi në Interpol ka për pasojë jo vetëm bashkëpunimin e sigurisë dhe ndarjen e informacioneve por edhe faktin që qytetarët tanë i ekspozohen rreziqeve të arrestimeve sidomos në territorin e Serbisë.

Analiza vjen si pasojë e dështimit të Kosovës për anëtarësim në UNESKO dhe domosdosë që “beteja” e ardhshme për anëtarësim në Interpol të jetë sa më e përgatitur dhe e bazuar në një skenim të gjendjes. Përmes kësaj analize, QKSS do të ofroj dy skenarë konkret për qasjen e Kosovës në Interpol, bazuar në një analizë disa mujore.

Konferenca ka për qëllim të mbledhë akterët relevantë që punojnë në këtë proces, praninë ndërkombëtare në Kosovë si dhe njohësitë e fushës me qëllim të nxitjes së diskutimit të cilat do ti shërbejnë anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Përveç drejtorit të QKSS, Florian Qehaja në panel do të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Derisa gjetjet e analizës do të prezantohen nga hulumtuesi Plator Avdiu.

Shpërndaje në: