Laporta sqaron gjithçka: Më pëlqen Koeman, ka besimin tim

Laporta sqaron gjithçka: Më pëlqen Koeman, ka besimin tim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, së fundmi janë përfshirë në disa shkëmbime deklaratash drejtuar njëri-tjetrit.

Duket se dyshja në fjalë nuk pëlqejnë njëri-tjetrin aq shumë, megjithatë së fundmi presidenti i skuadrës ka thënë se situata qëndron më ndryshe.

Laporta ka qartësuar gjithçka duke bërë të ditur se ka respekt për trajnerin holandez dhe se i beson atij në punën që po e bën.

“Unë i besoj Ronald Koeman. Më pëlqen ai dhe ka besimin tim”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“Kam raporte shumë të mira me të”, ishin fjalët e presidentit të skuadrës së Barcelonës.

Raportet e dyshes janë tensionuar qysh gjatë merkatos, kur Koeman kërkonte një sulmues por kërkesat e tij nuk merreshin parasysh. /Periskopi/

Shpërndaje në: