Laporte gjenial, kjo mund të jetë ndërhyrja më e mirë që keni parë ndër vite

Laporte gjenial, kjo mund të jetë ndërhyrja më e mirë që keni parë ndër vite

Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte ka bërë një prej ndërhyrjeve më të mira që mund të keni parë së fundmi.

Reprezentuesi i kombëtares së Spanjës, Laporte, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë mbrëmë ndaj Suedisë.

Spanja u mposht me rezultatin 2:1 nga Suedia, por mund të shkonte edhe më keq po të mos ishte për mbrojtësin e City.

Në minutën e 78’ Alexander Isak mund të dilte i vetëm përballë Unai Simon, dhe të shënonte për 3:1, por Laporte pati ide të tjera, përcjell Periskopi.

Lojtari bëri një sprint të jashtëzakonshëm, për ntë vazhduar me një ndërhyrje zhagasi, për t’i ndalur hovin sulmuesit të suedisë.

Më poshtë Periskopi ua përcjell videon për të cilën bëhet fjalë, ku shihet ndërhyrja brilante. /Periskopi/

Shpërndaje në: