Laptop i ASUS që ngjan me një desktop

Periskopi.com Tech & Auto

Çdo detaj i laptopit është i rangut të lartë. Duke filluar nga ekrani 17.3-inç G-Sync me frekuencë rifreskimi prej 144Hz.

Kur mendoni për laptopët 2n1, mbase nuk ju shkon në mendjen një monstër 17.3-inç me harduer të përshtatshëm për lojërat.

Megjithatë kjo është ajo çfarë ASUS ROG Mothership GZ700GX përfaqëson. Ndryshe nga laptopët e konvertueshëm të cilët janë të hollë, ky laptop është dizajnuar për të zëvendësuar desktopët e lojërave me një dizajn 2n1.

Çdo detaj i laptopit është i rangut të lartë. Duke filluar nga ekrani 17.3-inç G-Sync me frekuencë rifreskimi prej 144Hz.

Grafikat GeForce RTX 2080 vinë me 8GB memorie GDDR6 dhe mund të përballojnë çdo gjë që një adhurues i lojërave kërkon.

Procesori është Core i9-8950HK me frekuencë 4.3Ghz kur të gjitha bërthamat janë aktivizuar.

ASUS ka dizajnuar një sistem ftohjeje me katër dalje të mëdha të cilat mbajnë këtë laptop monstër në temperatura sa më të ulëta.

Sistemit mund ti ndryshohet madhësia e RAM deri në 64GB si dhe ofron mbështetje për deri në katër porta PCIe 3.0 SSD.

Këto janë specifikat e laptopit monstër:

11ac/802.11ax Wi-Fi
Bluetooth 5.0
Tre USB 3.1 Gen 2 Type-A
Portë Thunderbolt 3
Portë karte SD
Portë kufjesh 3.5mm
Katër altoparlantë
Drita RGB të programueshme
Teknikisht ky është një desktop më shumë sesa laptop. Peshon 4.7kg. ASUS nuk ka dhënë detaje për debutimin por pritet të godasë tregjet rreth cerekut të dytë të 2019-ës.

 

Shpërndaje në: