Largimi i trajnerit të Shqipërisë, tifozat ‘Kuq e zi’ me mesazh prekës
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, “Tifozat Kuqezi” i kanë dhënë lamtumirëm ish ndihmësit të De Biasit në Kombëtaren e Shqipërisë.
Ja postimi i tyre:
Paolo, nuk na vjen mirë aspak që nuk do të jesh më trajner i Kombëtares, por pavarësisht kësaj ne si Tifoza Kuq e Zi të urojmë jetë të gjatë dhe shumë suksese ne karrierën tënde si trajner.
Ti do mbetesh përherë në kujtesën tonë si njeriu që me punë shumë e me fjalë pak na bëri ta jetojmë atë që e kishim ëndërruar prej brezash. Me punë e meritove respektin e tifozëve sepse respektin e dhe qysh prej ditës së parë kur erdhe në Shqipëri.
Faleminderit për gjithçka që i dhe Kombëtares tonë.
Me respekt
Tifozat Kuq e Zi



