Largohen veturat nga vendi ku ndodhi vrasja në Pejë

Periskopi.com Lajme

Tri veturat e ekzaminuara në vendin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë janë larguar nga vendi ku kanë mbetur të vdekur Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas gjuajtjes me armë zjarri në Pejë.

Veturat po dërgohen në Stacionin e Policisë në Klinë. Ndërkohë që i gjithë procesi pritet të përfundojë rreth orës 19:00.

Ndryshe, janë bërë më shumë se pesë orë prej kur kanë filluar hetimet në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së.

Pranë vendit ku ka ndodhur kjo tragjedi në një lokal janë siguruar edhe pamjet e kamerave.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj ishin nga Partia Demokratike e Kosovës. Ademaj ishte kandidat për kryetar të Pejës, ndërsa Kadrijaj, ish-kandidat për kryetar të Deçanit.