Largohet edhe ushtari i fundit amerikan nga Afganistani

Largohet edhe ushtari i fundit amerikan nga Afganistani

Ushtria amerikane ka tërhequr trupat e saj nga Afganistani, kështu duke u larguar edhe ushtari i fundit nga ky vend, të hënën në mbrëmje.

Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ushtari i fundit ishte  Major Chris Donahue.

Fluturimi i fundit ushtarak amerikan është larguar nga aeroporti i Kabulit, duke shënuar fundin e një pranie të diskutueshme 20-vjeçare në Afganistan dhe luftën më të gjatë të Amerikës, shkruan BBC.

Zyrtarët thanë se avioni i fundit C17 u ngrit me ambasadorin amerikan në bord, pas mesnatës me kohën lokale të martën.

Ata shtuan se misioni diplomatik për të ndihmuar ata që nuk mund të largohen para afatit do të vazhdojë.

Ndërkaq, nga talibanët u dëgjuan të shtëna festive kur u largua avioni i fundit.

Largim i aeroplanit ishte kapitulli i fundit në një përpjekje të diskutueshme ushtarake, ku përfundimisht SHBA -ja dorëzoi Afganistanin te militantët islamikë, të cilët kërkonin çrrënjosje kur trupat amerikane hynë në vend në 2001.

Shpërndaje në: