Largohet lojtari i parë nga Chelsea

Largohet lojtari i parë nga Chelsea

Skuadra e Chelseat ka shumë futbollist të huazuar. Por, lojtari i parë i cili nuk do të rikthehet në “Stamford Bridge”, pritet të jetë Christian Atsu.

Sipas medieve angleze, menaxheri i njohur Rafa Benitez e ka ndërmend ta mbaj në skuadër Atsun dhe pritet që në ditën në vijim t’i ofroj 6 milionë funta për transferimin e tij.

Atsu u huazua te Neëcastle këtë sezon duke bërë 34 paraqitje, dhe 7 gola të shënuara. Ganezi më parë ka luajtur edhe te Malaga, Bournemouth, Everton, Vitesse dhe Porto.

Vlen të përmendet se Newcastle pas inkuadrimit në Premier Ligë është duke kërkuar ta forcoj ekipin me futbollist cilësor, e ky i fundit është në prag të transferimit.

Image

Shpërndaje në: