Latifi: Çfarë mund të pritet nga stafi i Gërvallës kur s’e verifikojnë dot as një postim zyrtar

Latifi: Çfarë mund të pritet nga stafi i Gërvallës kur s’e verifikojnë dot as një postim zyrtar

Profesori i filozofisë politike dhe njohësi i zhvillimeve në vend dhe rajon, Blerim Latifi, ka reaguar pas huqjes së radhës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës që drejtohet nga Donika Gërvalla. Latifi thotë se mund të quhet gabim njerëzor nëse gabohet njëherë, por shton se në rastin e dikasterit që drejton Gërvalla s’mund të thuhet kjo, meqë gabimet përsëriten vazhdimisht.

Sipas Latifit gabimet e njëpasnjëshme të MPJ-së janë tregues se stafi që punon në zyrën e Gërvallës janë përtacë që përtojnë ta verifikojnë një postim zyrtar.

Ai thotë se në rast se gabohet në postime aq të thjeshta, çfarë mund të pritet nga të njëjtit kur do të përballen me çështje më të komplikuara.

“Ministrja kosovare e punëve të jashtme sërish i paska ngatërruar flamujt e shteteve në një postim në tëitter. Nëse njëherë ndodhë një gabim i kësaj natyre, mund të justifikohet disi me faktin antropologjik se njeriu është qenie e gabueshme. Por, nëse gabime të tilla përsëriten vazhdimisht, atëherë kemi të bëjmë me një fakt tjetër dhe pikërisht me faktin se zyra e ministrës së punëve të jashtme të Kosovës është nën mëshirën e një stafi që nuk i merr fare seriozisht punët për të cilat paguhet. Tash nëse keni një ministri që është nën mëshirën e njerëzve që pritojnë edhe një postim zyrtar me verifiku, mundeni me marrë me mend se çfarë rezultatesh mund të priten prej saj në çështje më të komplikuara.Nuk është vetëm korrupsioni problem bazik i institucioneve tona shtetërore. E tillë është edhe kultura e improvizimit të gjërave, kultura e kryerjes së detyrave shkel e shko, sa për sy e faqe. Në fakt improvizimi është formë e korrupsionit. Madje njëra prej formave më të rënda të tij, e që quhet korrupsioni moral”, ka shkruar Latifi.

Sot MPJ ka ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë. Huqje Gërvalla kishte bërë edhe kohë më parë kur kishte pasur një takim me Stoltenbergun, duke ngatërruar flamurin e NATO-s me atë të OKB-së.

Shpërndaje në: